Sulmuesi i Interit ndërron përfaqësuesen, pritet të jetë në Botëror

Futboll

Sulmuesi i Interit ndërron përfaqësuesen, pritet të jetë në Botëror

Më: 11 maj 2026 Në ora: 19:01

Sulmuesi i Interit, Ange-Yoan Bonny, do të luajë për Bregun e Fildishtë.

FIFA ka miratuar të premten ndërrimin e përfaqësueses për 22-vjeçarin, i cili më herët ishte pjesë e Francës U21.

Bonny ka vendosur të luajë për vendin e origjinës së tij, Bregun e Fildishtë, ndërsa ndryshimi formal është publikuar nga FIFA, sakaq për miratimin ishte i nevojshëm edhe aprovimi nga Federata Franceze e Futbollit.

Me këtë vendim, Bonny pritet të jetë pjesë e Bregut të Fildishtë në Botëror, ku afrikanët ndodhen në një grup të vështirë së bashku me Gjermaninë, Ekuadorin dhe Kuraçaon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat