Shkëndija e Tetovës synon të fitojë trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra kuqezi po përgatitet për finalen me Sileksin e Kratovës e cila do të luhet më 20 maj në Shkup.
Tifozët “Ballistët” po përgatiten për këtë finale të madhe.
“Marshojmë Shkupin për finale!
Ballistët historikisht për finale të kupës organizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Janë bërë 10 vite nga hera e fundit që kemi qenë në Shkup për këtë kompeticion, andaj kujtojmë me nostalgji atë organizim.
Tani ju sugjerojmë mos e humbisni këtë datë historike, bëhuni pjesë e armatës pasi këto ndeshje janë të rralla dhe lënë gjurmë të thella në kujtesën e tifogrupit, ndërsa euforia vetëm se na ka kapluar.
Grupi punues ka filluar angazhimin për punimin e koreografisë që atmosfera të jetë mbresëlënëse.
Nëngrupet kanë filluar të forcojnë rradhët dhe po mobilizohen për këtë ndeshje.
Udhëtimi do të jetë i organizuar me autobusë.
Na presin edhe surpriza tjera?!”, njoftojnë “Ballistët”.