Zbulohet orari i ndeshjes miqësore mes Çekisë dhe Kosovës

Futboll

Zbulohet orari i ndeshjes miqësore mes Çekisë dhe Kosovës

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:14
Stadiumi

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do të luajë një ndeshje miqësore.

“Dardanët” më 31 maj do të udhëtojnë drejt Republikës së Çekisë.

Është konfirmuar se nga ora 16:00 në stadiumin “epet Arena” në Pragë do të zhvillohet kjo ndeshje miqësore.

Kujtojmë që Çekia e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, kurse Kosova jo.

Miqësorja e dytë e skuadrës së Franco Fodas do të jetë në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat