Atletico Madridi ka marrë pikë të plota në konak të Osasunës.
Skuadra e Osasunës ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Atletico, duke rrezikuar që të bie në zonën e kuqe.
Futbollisti Lookman shënoi nga penalltia në minutën e 15-të e Sorloth në atë të 71-tën për fitoren e skuadrës nga Madridi.
Atletico mbeti pa një lojtar në minutën e 79-të, Llorente u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 90+1 Barje ngushtoi humbjen në 1:2.
Osasuna renditet në vend të 11-të me 42 pikë por ka tre pikë më shumë se Girona në të 18-tin, kjo e fundit ka një ndeshje më pak e pesë se Alaves (një ndeshje më pak).
Atletico është në vend të 4-të me 66 pikë pas javs së 36 në kampionatin spanjoll..