Neuer dhe Bayern gjejnë akordin

Futboll

Neuer dhe Bayern gjejnë akordin

Më: 13 maj 2026 Në ora: 13:20
Manuel Neuer

Manuel Neuer do të jetë edhe për një tjetër vit portieri i parë i Bayern-it. 40-vjeçari thuhet se ka arritur akordin me klubin e tij për të shtyrë me një vit kontratën aktuale, e cila mbyllet më 30 qershor.

Me marrëveshjen e re Neuer do të përfitojë më pak krahasuar me kontratën aktuale.

Portieri përfitonte 20 milionë euro në sezon ndërsa kjo shifër do të jetë më e vogël në kontratën e re.

Gjithashtu ai ka pranuar që sezonin e ardhshëm të reduktojë edhe numrin e prezencave duke i dhënë më shumë mundësi Urbig.

Mësohet se Bayern do të lajmërojë arritjen e akordit të ri në ditët në vazhdim, përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Bundesliga përballë 1.FC Köln. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat