Tre oferta për Lewandowskin

Futboll

Tre oferta për Lewandowskin

Më: 13 maj 2026 Në ora: 14:41
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, pasi nuk do të rinovojë kontratën me klubin katalunas.

Edhe pse polaku ishte figurë kyçe, klubi synon të rinojë sulmin, ndërsa 37-vjeçari kërkon një projekt ku mbetet protagonist.

Për shërbimet e tij janë vënë në lëvizje AC Milan, Juventus dhe sidomos Porto, që po insiston më shumë për ta bërë atë pikën referuese të skuadrës.

Ky largim shihet si lëvizje e duhur për të dyja palët, duke liruar buxhetin e pagave të Barcelonës dhe duke i mundësuar lojtarit një sfidë të re në nivele të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat