Lewandowski po largohet nga Barcelona

Futboll

Lewandowski po largohet nga Barcelona

Më: 13 maj 2026 Në ora: 15:11
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski i ka ditët e numëruara te Barcelona.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, sulmuesi polak nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si agjent i lirë.

Nëse nuk ka ndonjë propozim tjetër, Lewandowski do të duhet të gjej një klub të ri pas 30 qershorit, kur i përfundon kontrata.

37-vjeçari ka disa propozime në tavolinë nga skuadrat arabe, amerikane por edhe ato italiane.

Robert Lewandowski do të përshendetet me tifozët e Barcelonës në ndeshjen ndaj Real Betisit, e cila zhvillohet me 17 maj në ”Camp Nou”.

Ai u transferua te Barcelona katër vite më parë nga Bayern Munich, ku shënoi 119 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat