E dërgoi portierin e Dinamos në spital!
Sumaila Bakajoko i shkaktoi Aldo Teqjas një dëmtim horror në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Portieri i Dinamos duhet të dërgohej me urgjencë drejt spitalit.
Gjyqtari Enea Jorgji tregoi fillimisht kartonin e verdhë.
Pas rishikimit me VAR, ndryshoi mendje duke e nxjerrë Bakajokon me karton të kuq.
Sulmuesi i Egnatias ishte dukshëm i penduar për episodin në minutën e gjashtë..