Lewandowski merr ofertën e pabesueshme

Futboll

Lewandowski merr ofertën e pabesueshme

Më: 13 maj 2026 Në ora: 22:20
Lewandowski

Një lajm i bujshëm vjen sot nga Polonia.

Gazetari polak Jarosław Koliński zbulon se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona dhe do të transferohet tek Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Klubi saudit i ka ofruar sulmuesit polak një rrogë të pabesueshme, 90 milionë euro në sezon dhe sigurisht që një shifër e tillë është e vështirë të refuzohet.

Edhe pse për Lewandowski-n ka pasur interes konkret nga klube me emër dhe histori si Milan apo Juventus, oferta e ardhur nga Al-Hilal ka ndryshuar gjithë rrjedhën.

Detaje të tjera ekonomike dhe të kontratës nuk bëhen ende të ditura, por sipas të gjitha gjasave, Lewandowski do të jetë ylli më i ri dhe një nga më të paguarit në botë. Vetëm C.Ronaldo fiton më shumë se kjo shifër gjatë një sezoni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat