Real Madridi pritet të marr masa ndaj Mbappes

Futboll

Real Madridi pritet të marr masa ndaj Mbappes

Më: 15 maj 2026 Në ora: 19:47
Mbappe e Arbeloa

Kylian Mbappe ka trazuar përsëri situatën te Real Madridi, pas deklaratave të mbrëmshme pas ndeshjes me Real Oviedon.

Sulmuesi francez deklaroi se trajneri Alvaro Arbeloa i kishte thënë se e llogariste si sulmues të katërt, prandaj nuk e aktivizoi nga fillimi, edhe pse ai ishte i gatshëm dhe 100% në formë.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Dairo AS”, Real Madridi është i shqetësuar me këto deklarata të Kylian Mbappes.

Pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takim ballë për ballë mes Mbappes dhe presidentit të ”Los Blancos”, Florentino Perez.

Qëndrimi i Real Madridit mbetet i qartë, askush nuk është më i madh se klubi.

Largimett e Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramos shihen si dëshmi e kësak, dhe i njëjti fat mund ta ndjek edhe Kylian Mbappen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat