Shqiptarja dhe aktorja turke “transformojnë” Trabzonin, çfarë po ndodh me dyshen?!

Futboll

Shqiptarja dhe aktorja turke “transformojnë” Trabzonin, çfarë po ndodh me dyshen?!

Më: 16 maj 2026 Në ora: 11:04
Ernest Muçi dhe Ava Yaman

Kohët e fundit, qyteti i Trabzonit ka marrë tjetër rëndësi, jo vetëm në sytë e popullit turk, por edhe më gjerë.

Një rol shumë të rëndësishëm sipas mediumit “61vakit”, ka sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, i cili luan aktualisht te ekipi i Trabzonspor, e ku po i habit të gjithë me klasin e lartë dhe golat e “çmendur”.

Emri tjetër vjen nga fusha e kinematografisë, fjala është për aktoren Ava Yaman.

Ajo është vetëm 20 vjeçe, ndërsa në serialin televiziv “Tasacak Bu Deniz”

(Ky det do të vërshojë), përmes skenave prekëse të kapura në rrugët e Trabzonit, ka dhënë një promovim të fortë kulturor të qytetit.

Muçi në fushën e blertë dhe Ava Yaman në aktrim, janë kthyer në “aset” për qyetitn e Trabzonit.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat