Pagë rekord pas transferimit përfundimtar, zbulohet sa do përfitojë shqiptari në Turqi

Futboll

Pagë rekord pas transferimit përfundimtar, zbulohet sa do përfitojë shqiptari në Turqi

Më: 17 maj 2026 Në ora: 11:24
Futbollisti Ernest Muçi

Futbollisti Ernest Muçi do të zyrtarizohet përfundimisht te Trabzonspori, pasi në Turqi tregojnë se do të paguhet shuma prej 8.5 milionë eurosh te Beshiktashi. Po ashtu janë zbuluar edhe detaje të tjera.

Muçi do të përfitojë një pagë rekord, pikërisht 3.5 milionë euro. Kontrata ndërkohë vlen deri në vitin 2029.

Mesfushori me tipare sulmuese do të bëhet kështu më i paguari i Kombëtares shqiptare. 25-vjeçari ka shkëlqyer në këtë edicion si i huazuar, madje duke u bërë lojtari që po e shtyn Trabzoni drejt fitimit të Kupës së Turqisë.

Me 15 gola të shënuar dhe nëntë të tjerë të asistuar në 34 paraqitje, Muçi kaloi çdo pritshmëri. Besimi kryesor tek ai është pikërisht nga trajneri Fatih Teke.

Me 9.5 milionë euro të shpenzuara për të në total, pasi 1 milion kushtoi huazimi, Muçi bëhet edhe investimi më i shtrenjtë te Trabzonspori. Kështu edhe shkruan historinë me klubin turk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat