Realit i ofrohet mundësia për të transferuar dy yjet e Man Cityt

Futboll

Realit i ofrohet mundësia për të transferuar dy yjet e Man Cityt

Më: 17 maj 2026 Në ora: 12:24
Manchester City

Real Madrid kanë marrë një mundësi për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol si dhe mesfushorin Bernardo Silva.

Sipas AS, përfaqësuesit e 24-vjeçarit kroat ia kanë ofruar shërbimet e lojtarit klubit madrilen.

Gvardiol ka kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2028, ndërsa “Los Blancos” kishin shfaqur interes të madh për të edhe në vitin 2023, por Manchester City e fitoi garën pasi depozitoi një ofertë prej 90 milionë eurosh për RB Leipzigun.

Aktualisht, nuk ka pasur përparim sa i përket një zgjatjeje të re të kontratës mes Gvardiolit dhe Cityt. Për t’u përgatitur për çdo skenar, agjentët e tij po eksplorojnë opsionet e mundshme, me Real Madridin që thuhet se mbetet një nga destinacionet e preferuara të lojtarit.

Ndërkohë, raportohet se edhe mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, është ofruar te Real Madridi. 31-vjeçari pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe sipas raportimeve ka refuzuar tashmë një ofertë nga Barcelona.

Po ashtu, pritet që ardhja e Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit të sjellë ndryshime të mëdha në strategjinë e transferimeve të klubit, duke hapur derën për lëvizje të reja të bujshme në afatin e ardhshëm kalimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat