Zbulohet paga dhe asistenti i selektorit të ri të Shqipërisë

Futboll

Zbulohet paga dhe asistenti i selektorit të ri të Shqipërisë

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:07
Rolando Maran

Rolando Maran është zyrtarizuar si selektor i ri i Kombëtares së Shqipërisë dhe tashmë janë zbuluar detajet e kontratës.

Trajneri italian do të përfitojë një pagë prej rreth 28/30 mijë euro neto në muaj, shifër kjo dukshëm më e ulët se ajo që përfitonte paraardhësi i tij, Sylvinho.

Kontrata e Maran-it parashikon gjithashtu bonuse të rëndësishme në rast suksesi me kuqezinjtë, përfshirë shpërblime për vendin e parë në Ligën C të UEFA Nations League dhe për kualifikimin në UEFA Euro 2028.

Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë shkarkimi, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jetë edhe ndihmësi i tij, Christian Maraner..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat