Gjobë e majme për dy lojtarët, italianin dhe serbin

Futboll

Gjobë e majme për dy lojtarët, italianin dhe serbin

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:49
Locatelli e Vllahoviq

Dy lojtarët u bënë protagonistë të një zënke verbale në distancë gjatë ndeshjes së fundit me Fiorentinën.

Nervozizmi për humbjen e fundit në kampionat do t’u kushtojë shtrenjtë dy lojtarëve të Juventusit, serbit Dushan Vllahoviq dhe italianit Manuel Locatelli.

Të dielën që lamë pas ata ishin protagonistë të një përplasjeje verbale gjatë ndeshjes me Fiorentinën.

Kjo zënkë nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e pranishëm në “Allianz Stadium” dhe menjëherë kaloi në rrjetet sociale, duke e detyruar Juventusin të marrë masa.

Të dy kanë marrë një gjobë të majme, 41 mijë euro.
Një qëndrim nga klubi për t’i dhënë një sinjal të qartë skuadrës në prag të derbit të së dielës së ardhshme, vendimtar për garën e Champions-it. Bardhezinjtë nuk janë më zotë të fatit të tyre, pasi varen nga rezultatet e Milanit, Romës dhe Como-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat