​Valon Zymberi e zbulon nëse Igball Jashari tashmë është lojtar i Dritës

Futboll

​Valon Zymberi e zbulon nëse Igball Jashari tashmë është lojtar i Dritës

Më: 19 maj 2026 Në ora: 13:31
​Valon Zymberi

Drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka folur për interesimin e klubit ndaj talentit të ri Igball Jashari, duke theksuar se lojtari është duke u vlerësuar nga kampionët e Kosovës, por pa ushtruar presion të tepruar ndaj tij në këtë fazë të karrierës.

Në emisionin “SportCast”, Zymberi deklaroi se shumë prej raportimeve në media nuk janë të sakta, ndonëse pranoi se Jashari është një futbollist me potencial për të ardhmen.

Zymberi: Jasharin po e vlerësojmë, mund të jetë pjesë e Dritës

“Po, ka qenë sepse ka pasur performancë të mirë, por absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që flitet dhe përflitet në media. Ka edhe shumë emra që janë përmendur. Ka pasur sezon pozitiv por lojtari është vetëm 20 vjeçar dhe nëse ne e marrim tani dhe e ngarkojmë me pesha më shumë se sa ai mund t’i qojë, ai mund edhe të digjet. Kështu që performanca e tij ka qenë pozitive edhe pse jo, për çdo lojtar i cili është potencialisht një talent në ardhje apo një lojtar që ka potencial mundet pse jo të jetë pjesë e Dritës”, theksoi Zymberi në “SportCast”.

Jashari ka kaluar një sezon mjaftë të mirë tek klubi i futbollit Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat