Maran refuzoi një kombëtare, cili ishte edhe klubi i fundit që u interesua për trajnerin e ri të Shqipërisë?

Futboll

Maran refuzoi një kombëtare, cili ishte edhe klubi i fundit që u interesua për trajnerin e ri të Shqipërisë?

Më: 19 maj 2026 Në ora: 17:16
Maran e Duka

Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Italiani pasoi Silvinjon, që u largua pas më tepër se tre viteve në stolin kuqezi.

“Panorama Sport” iu sjell disa prapaskena interesante nga karriera e Maran. Ishte fundi i vitit 2023, kur për herë të parë mund të largohej nga Italia.

Trajneri i ri i Shqipërisë zbulonte pasi po punonte me Breshian:

“Çfarë po mungon? Europa. Do të doja të kisha një përvojë jashtë vendit, për të zgjeruar horizontet e mia.

Pata mundësinë disa vite më parë dhe së fundmi u thirra nga një ekip kombëtar

. Por preferova të kthehesha te Breshia”, u shpreh italiani.

Ndërkohë klubi i fundit që u interesua për shërbimet e Maran ishte pikërisht Empoli. Në muajin mars, 62-vjeçari u përmend në listën e kandidatëve që duhet të shpëtonin klubin nga rënia në Serinë C. Në fund ishte Fabio Kaserta që u besua dhe ia doli për këtë objektiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat