Dy shqiptarë kanë mahnitur futbollin turk këtë sezon. Ernest Muçi dhe Florent Hadërgjonaj dhuruan një performancë fenomenale në elitën e futbollit në Turqi, duke u përfshirë edhe në formacionin ideal të ndërtuar nga OPTA.
Vëmendje të veçantë ka marrë Muçi, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit këtë edicion.
Mesfushori ofensiv zhvilloi 27 ndeshje në kampionat, duke realizuar 11 gola dhe duke dhënë edhe tre asistime.
Forma e tij konstante dhe kontributi në momentet vendimtare e kanë renditur Muçin mes emrave më të spikatur të repartit ofensiv në elitën e futbollit turk.
Kjo ecuri ka sjell edhe zhvillime të rëndësishme për të ardhmen, me kartonin e 25-vjeçarit që u ble nga Trabzonspor për shifrën e rreth 9 milionë eurove.
Muçi do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, për tu bërë edhe lojtari kuqezi më i paguar. Ylli shqiptar ka qenë protagonist në shumë sfida vendimtare këtë sezon dhe e ka ndihmuar skuadrën për të shkuar në finalen e Kupës së Turqisë.
Nga ana tjetër, edhe Florent Hadërgjonaj është vlerësuar për paraqitjet e tij solide gjatë sezonit, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në repartin difensive.
Përfshirja e dy shqiptarëve në formacionin më të mirë të Opta-s konsiderohet një arritje e rëndësishme individuale, por edhe një dëshmi e nivelit të lartë që futbollistët shqiptarë po tregojnë në një nga kampionatet më konkurruese të rajonit.