Klubi gjerman synon trofeun

Futboll

Klubi gjerman synon trofeun

Më: 20 maj 2026 Në ora: 20:11
Fraiburg

Stambolli pret sot finalen e parë të sezonit sa u përket turneve europiane, me Ligën e Europës që do të njohë fituesin në duelin mes Fraiburg dhe Aston Vilës.

Klubi gjerman vjen në këtë pikë të turneut për herë të parë, me mundësinë e madhe për të siguruar një trofe që do të ishte historik dhe për më tepër, për të siguruar Ligën e Kampioneve që është një gjë jashtëzakonisht e rrallë për të.

Përballë ka Aston Vilën favorite, të drejtuar nga mjeshtri i këtij turneu, Unai Emeri, i cili e ka fituar atë katër herë më parë me Seviljen dhe me Vijarealin.

Kjo ndeshje ka lidhje direkte edhe me klubet e Abissnet Superiore, pasi në rast fitoreje të Fraiburgut dhe kalimit të tij në Ligën e Kampioneve, për shkak të lëvizjes “domino” që krijohet në renditjen e e UEFA-s, fituesi i Kupës së Shqipërisë do të shkojë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat