Brajan Gruda me “shokë” nuk u përfillen nga trajneri i Gjermanisë

Futboll

Brajan Gruda me “shokë” nuk u përfillen nga trajneri i Gjermanisë

Më: 21 maj 2026 Në ora: 16:00
Weiper dhe Gruda

Brajan Gruda me “shokë” nuk u përfillen nga trajneri i Gjermanisë!

Gjermania publikoi ditën e sotme listën zyrtare me emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.

Aty mungonin tre futbollistë të cilët kanë mundësi të luajnë edhe për Shqipërinë.

Brajan Gruda, Nelson Weiper dhe portieri Diant Ramaj nuk janë preferuar nga Julian Nagelsmann.

Ky i fundit s’ka përfillur asnjë prej tyre për t’i bërë pjesë të “panzerave” në këtë kompeticion madhor.

Tashmë, një mundësi e artë mund të jetë për Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi ka mundësinë më të mirë ndoshta, për të bërë për vete treshen e “shkelmuar” nga gjermanët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat