Ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen të shtunën, gjithçka e hapur për finalen e madhe

Futboll

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen të shtunën, gjithçka e hapur për finalen e madhe

Më: 21 maj 2026 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

“Final 4” për vajza hyn në fazën vendimtare këtë të shtunë, teksa do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale që do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste të këtij edicioni.

Përballjet pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë, me katër ekipet që synojnë biletën për finalen e madhe.

Në stadiumin “Reshit Rusi”, në ora 13:00, Vllaznia pret Gramshin, me skuadrën shkodrane që vjen me avantazhin minimal 1-0 të sfidës së parë.

Kampionet në fuqi do të synojnë të administrojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin, ndërsa vajzat gramshiote do të kërkojnë përmbysjen për të mbajtur gjallë ëndrrën e finales.

Sfida tjetër gjysmëfinale mes Apolonisë dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” në orën 16:00.

Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, gjithçka mbetet e hapur në këtë duel, me fieraket që do të mbështeten te faktori fushë, ndërsa durrsaket synojnë të kurorëzojnë një sezon pozitiv me kualifikimin në finalen e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat