Arteta: Nuk mund të shikoja ndeshjen e Manchester Cityt

Futboll

Arteta: Nuk mund të shikoja ndeshjen e Manchester Cityt

Më: 21 maj 2026 Në ora: 17:47
Mikel Arteta

Mikel Arteta ka folur pasi skuadra e tij Arsenali fitoi titullin e Premierligës.

Spanjolli gjatë konferencës për media tregoi momentet kur Manchester City po luante ndaj Bournemoutit.

Ai tha se nuk mund ta shikonte ndeshjen, derisa djali i tij pas përfundimit e njoftoi se janë kampionë.

“Është një nga ndjenjat më të mira që kam pasur ndonjëherë.

Shkova në shtëpi, dola jashtë, fillova të bëj disa BBQ. Nuk mund ta shikoja ndeshjen.

Dëgjoja zhurma nga brenda, pastaj djali im hapi derën, vrapoi drejt meje… Ai po qante dhe tha: ne jemi kampionë, babi! ”, ka deklaruar Arteta..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat