Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur gjatë për rikthimin e Manuel Neuerit në kombëtare gjatë konferencës për shtyp ku u shpall lista e lojtarëve, duke dhënë edhe disa detaje interesante për vendimin.
“Prioriteti im është të zgjedh tre portierët më të mirë të vendit për Kupën e Botës”, deklaroi Nagelsmann.
Në këtë grup ai përfshin Oliver Baumann, i cili ishte portieri i parë gjatë gjithë kualifikimeve, Alexander Nübelin dhe kapitenin 40-vjeçar të Bayern Munichut, Manuel Neuer.
“Për këtë arsye vendosëm ta kontaktonim dhe ta pyesnim nëse do të dëshironte të luante sërish për kombëtaren”, tha Nagelsmann. Kjo do të thotë se nisma për rikthimin erdhi nga trajneri, jo nga Neuer, i cili ishte tërhequr me dëshirën e tij pas Euro 2024.
Ideja ishte diskutuar që në fillim të vitit, pasi portieri i parë i planifikuar për Botërorin, Marc-André ter Stegen, pësoi një tjetër dëmtim pak kohë pas rikthimit në fushë me FC Girona.
“Nuk e kam shënuar ditën e saktë, prandaj nuk mund ta konfirmoj”, shpjegoi Nagelsmann, duke shtuar: “Por e informuam Ollin që në mars se isha takuar me Manuelin pas dëmtimit të Marc ter Stegenit dhe ia kisha shpjeguar situatën, sepse Manu është një lojtar jashtëzakonisht i merituar.”.