Gjithçka gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës që luhet sonte në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ferizaj apo Dukagjini do të fitojnë Kupën e Kosovës për herë të parë në histori të ekzistimit si klube.
Futbollistët e të dyja skuadrave janë të mobilizuar deri në pikën e fundit, përveç që luftojnë për trofeun e Kupës edhe për daljen në garat evropiane.
Ferizaj - Dukagjini
Ferizaj: McKenzie, Neziri, Iljazi, Gligorov, Sadiki, A. Shabani, K. Shabani, Haxhimusa, Berisha, Silva dhe Oguns.
Dukagjinit: Lekaj, Basriu, Pllana, Iseni, Vitor Hugo, Bardhoku, Morina, Xhemajli, Mërlaku, Isufi dhe Berisha.