Shkëndija ndeshet me Vardarin

Futboll

Shkëndija ndeshet me Vardarin

Nga: K.G. Më: 23 maj 2026 Në ora: 14:56
Shkëndija

Skuadra e Vardarit nga Shkupit në ndeshjen e fundit të sezonit do ta presë para tifozëve të vet KF Shkëndijen, ekip që gjatë sezonit ishte rivali më serioz i “kuqezinjve” në garën për trofeun e kampionit në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Goce Sedloski, i cili pasditen e sotme do të ulet për herë të fundit në stolin e Vardarit në duelin me rivalin e madh, hyn në këtë takim me seri prej gjashtë fitoresh. Që nga ndeshja me Arsimin, ku kundërshtari fitoi 1:0.

Në dy përballjet e mëparshme të këtij sezoni, të dy ekipet kanë regjistruar nga një fitore dhe atë në fushën kundërshtare. Në nëntor të vitit të kaluar, Vardari triumfoi 1:0 në Tetovë, me golin e David Babunski, ndërsa në Shkup, golin e vetëm për Shkëndijën e realizoi Liridon Latifi.

Derbi në Shkup do të zhvillohet sonte në “Tudor Proeski” me fillim nga ora 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat