Suksesi në Kosovë i trajnerit Dallku, reagon ish-lojtari i Kombëtares: Nuk ishte i lehtë ballafaqimi me disa probleme

Futboll

Suksesi në Kosovë i trajnerit Dallku, reagon ish-lojtari i Kombëtares: Nuk ishte i lehtë ballafaqimi me disa probleme

Më: 24 maj 2026 Në ora: 14:15
Armend Dallku me bashkëpunëtorë

Vushtria mposhti dje Vëllaznimin me rezultatin 1-3 në transfertë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armend Dallku fitoi kështu titullin kampion në Ligën e Parë të Kosovës.

Vushtria do të luajë në elitën e futbollit kosovar gjatë edicionit të ardhshëm. Bashkë me të edhe Feronikeli.

Gëzimi ishte i madh te Vushtria. Meritë pati edhe ish-lojtari i Kombëtares, Dallku, që arriti me sukses objektivin.

POSTIMI I ARMEND DALLKUT:

“Urime FC Vushtrria! Me punë, besim dhe sakrificë, arritëm majat dhe e sollëm titullin kampion aty ku e ka vendin. Ky sukses është rezultat i përkushtimit, unitetit dhe zemrës së madhe bardhekaltër.

Faleminderit bashkëudhtarëve të mi, stafit.(Artan Luzi-Agon Ramadani-Rinor Xhemaj) si dhe të gjithë të tjerëve që dhanë gjithçka nga vetja për klubin.

Faleminderit çdo lojtari që ka dhënë kontribut, djersë, sakrificë në këtë rrugëtim si dhe çdo tifozi që besoi deri në fund posaçërisht tifozët tanë të mrekullueshëm FORCA që ishin prezent gjithmonë afër nesh.

Faleminderit donatorëve si dhe kryetarit Rrahman Rama dhe Besar Zahitit që nuk e kishin të lehtë ballafaqimin me disa probleme të klubit.

Për fund një falenderim nga zemra ideatorit që dha shumë që Vushtrria qyteti i tijë i lindjes të ketë këtë gëzim, Z. Shaip Mikullovcit. KAMPIONËT KTHEHEN NË SHTËPI”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat