Mbappe fiton për herë të dytë radhazi “Pichichi”-n në La Liga

Futboll

Mbappe fiton për herë të dytë radhazi “Pichichi”-n në La Liga

Më: 24 maj 2026 Në ora: 14:28
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe vazhdon të dominojë futbollin spanjoll.

Sulmuesi i Real Madrid është shpallur për të dytin sezon radhazi golashënuesi më i mirë në La Liga, duke fituar sërish trofeun “Pichichi”.

Ylli francez e mbylli edicionin 2025/26 me 25 gola të shënuar në kampionat, ndërsa sezonin e kaluar kishte realizuar plot 31 gola, duke e fituar po ashtu “Pichichi”-n në debutimin e tij në futbollin spanjoll.

Me këtë sukses, Mbappé konfirmon edhe një herë statusin e tij si lider absolut i sulmit madrilen dhe një nga futbollistët më dominues në Europë.

Në vetëm dy sezone me fanellën e Real Madridit, francezi ka arritur të fitojë dy herë radhazi çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligës.

Pas sezonit fantastik me 31 gola në vitin e kaluar, këtë edicion ai realizoi 25 gola, duke lënë pas rivalët kryesorë në garën për “Pichichi”.

Nga ana tjetër Vedat Muriqi ishte golashënuesi i dytë më i mirë me 22 gola, por për fat të keq, Mallorca u largua nga La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat