Arsenali feston titullin me fitore 

Futboll

Arsenali feston titullin me fitore 

Më: 24 maj 2026 Në ora: 18:56
Pamje nga ndeshja

Arsenali në festë, sot ka festuar titullin e kampionit me fitoren që shënoi në konak të Crystal Palaces në Londër.
“Topçinjtë” janë kampion pas 22 vitesh pritje.

Arsenali triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së fundit përkatësisht të 38-të të Premier League.

Futbollistët Gabriel Jesus (42'), Mudueke (48') – shënuan për fitore.

Mateta realizoi (89’) për Crystal Palacen.

Arsenali e mbylli edicionin në krye të tabelës me 85 pikë e Crystal Palace është në vend të 15-të me 45 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat