Prishtina e Re me akuza: U kërkojmë falje familjarëve, tifozëve që u detyruan të ndjekin këtë skeç humoristik

Futboll

Prishtina e Re me akuza: U kërkojmë falje familjarëve, tifozëve që u detyruan të ndjekin këtë skeç humoristik

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 20:45
Prishtina e Re

Prishtina e Re ka kohë që është përshëndetur nga elita e futbollit të Kosovës, por sipas tyre sot janë dëmtuar. 

Klubi i futbollit Prishtina me akuza të rënda ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

Prishtina e Re e humbi sfidën si vendas me rezultat 3:2 nga Dukagjini i Klinës, në kuadër të javës së 35-të.

“Djersa e sportistit, kur tentohet të tjetërsohet përmes atyre që duhet të jenë simbol i drejtësisë dhe integritetit, është dëshmi se për disa persona në komunitetin tonë të futbollit ndërgjegjja ka pushuar së ekzistuari.

Ne kemi rënë matematikisht nga liga javë më parë. 

Megjithatë, sot objektivi ynë i vetëm ishte të dilnim në fushë dhe të luanim futboll deri në sekondën e fundit.
Fatkeqësisht, maskarada u përsërit edhe një herë. 

Regjisori është i njohur për të gjithë, ndërsa aktori kryesor ishte sërish Mervan Bejtullahu.

Në emër të stafit kryesisë e stafit administrativ, futbollistëve dhe çdo anëtari të KF Prishtina e Re, u kërkojmë falje familjarëve, tifozëve dhe të gjithë atyre që u detyruan të ndjekin këtë skeç humoristik, larg frymës së sportit dhe konkurrencës së ndershme.

Ne deshëm vetëm të luanim futboll deri në fund.

Ajo që pamë sot nuk ishte futboll. Nuk ishte garë. Nuk ishte drejtësi sportive.

Dhe sigurisht, nuk ishte ajo që meritojnë futbollistët, tifozët dhe vetë futbolli ynë”, ka reaguar KF Prishtina e Re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat