Arteta: Sezon magjik

Futboll

Arteta: Sezon magjik

Më: 26 maj 2026 Në ora: 13:58
Arteta

Arsenali e mbylli sezonin 2025/26 në Premir Ligë, me fitoren 2-1 ndaj Krystal Palas, në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Mirëpo, veç titullit kampion, “Topçinjtë” kanë vendosur edhe një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez, duke arritur diçka që asnjë skuadër tjetër nuk e kishte provuar më parë.

Kështu, sipas statistikave të sezonit, kampionët e rinj të Anglisë nuk ka pranuar asnjë penallti gjatë gjithë edicionit 2025/26. Teksa njëkohësisht nuk ka marrë asnjë karton të kuq.

Kjo i bën londinezët skuadrën e parë në historinë e kampionatin anglez që e përfundon sezonin pa pësuar penallti dhe pa u ndëshkuar me përjashtim lojtari. Vërtet një arritje tejet e rrallë!

Në fund, Arsenali e mbylli kampionatin me 85 pikë, shtatë më shumë se Mançester Siti. Nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta, Arsenali ka treguar disiplinë të jashtëzakonshme taktike dhe kontroll të fortë në çdo ndeshje gjatë të gjithë sezonit.

Arritje kjo, që është cilësuar si një “masterclass” i vërtetë në menaxhim dhe organizim, duke e vendosur klubin londinez në një faqe të veçantë të historisë së futbollit. Gjithashtu, Arsenali të shtunën e ardhshme do të tentojë ta fitojë edhe trofeun e dytë, pasi përballen me PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërkaq, trajneri Mikel Artetës është njeriu që nuk u dorëzua asnjëherë, pavarësisht zhgënjimeve të sezoneve të fundit, duke rikthyer buzëqeshjen te tifozët e skuadrës së tij:

“Është shumë e vështirë ta përshkruash me fjalë, por është moment i jashtëzakonshëm. Shumë emocione, shumë gëzim dhe krenari. Mendoj se mënyra se si u arrit kjo tregon atë që këta djem po ndiejnë dhe arsyen pse ndodhi kjo magji!”, u shpreh spanjolli pasi mori trofeun të dielën.

Ai tani beson në aftësinë e lojtarëve të tij, për të fituar Ligën e Kampionëve duke mposhtur Paris SG në finale e Budaspesit. Pas festimeve të titullit, ai i tha për “Sky Sports”:

“Kjo fanelë përfaqëson diçka tjetër. Tani kemi mundësinë të krijojmë histori të re në klubin tonë. Jam i bindur se do ta bëjmë”.

Vlen të përmendet se Arsenali mbetet i pamposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe ka mundësinë ta fitojë trofeun për herë të pare, duke mposhtur kampionët në fuqi të Europës, Paris SG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat