Kosova U21 zyrtarizon dy miqësore në muajin qershor

Futboll

Kosova U21 zyrtarizon dy miqësore në muajin qershor

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:29
Kosova U21

Kosova U21 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.

“Dardanët” e rinjë, të udhëhequr nga Hekuran Kryeziu, do të luajnë kundër Turqisë dhe Luksenburgut.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e këtyre ndeshjeve, ku me 3 qershor, Kosova U21 do të jetë mysafire e Turqisë, ndeshje e cila do të nis në ora 19:00, sipas orës tonë lokale.

Tre ditë më vonë, në Kampin Nacional në Hajvali, Kosova U21 do të jetë nikoqire e Luksenburgut, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat