Trajneri i Sevillës, Luis García Plaza, ka pranuar se klubi ndodhet në një situatë të ndërlikuar ekonomike dhe se nuk mund të operojë lirshëm në afatin kalimtar, sidomos në këtë fazë tranzicioni dhe pas procesit të shitjes së klubit.
Ai theksoi se, ndryshe nga klubet që mund të synojnë emra të mëdhenj, Sevilla nuk është në gjendje të bëjë investime të mëdha në lojtarë si Vedat Muriqi, pavarësisht se Mallorca ka rënë nga La Liga.
“Ende nuk kam folur me askënd, por e kam në mendje, duke marrë parasysh atë që mund të ofrojmë.
Do të varet nga lojtarët që largohen dhe që vijnë.
Nuk mund të shkojmë në afatin kalimtar të blejmë një lojtar të tillë.
Nuk mund të shkojmë pas lojtarëve si Muriqi tani...
Do të doja ta kisha pasur.
Dhe duke ulur shumë nivelin e investimeve, prapë nuk arrijmë aty”, u shpreh Luis García Plaza ai të martën në “Radio Sevilla”.