Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot me fillim nga ora 15:30 konferencën për media, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Në konferencë pritet të jetë i pranishëm edhe përzgjedhësi Franco Foda.
Kosova në ditët në vijim do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, fillimisht ndaj Çekisë më 31 maj dhe më pas kundër Andorrës më 7 qershor.
Gjatë konferencës pritet të publikohen detaje rreth listës së futbollistëve të grumbulluar, objektivave të ekipit dhe gjendjes së skuadrës para këtyre përballjeve.