Milani në kaos të plotë pas largimit të Alegrit dhe Tares

Futboll

Milani në kaos të plotë pas largimit të Alegrit dhe Tares

Më: 27 maj 2026 Në ora: 16:26
Andoni Iraola

Milani po mendon ta nisë gjithçka nga zero pasi Xherri Kardinale vendosi shkarkimin e trajnerit dhe të gjithë drejtuesve të lartë të klubit kuqezi pas dështimit për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Por duket se presidenti i kuqezinjve gabohej rëndë kur mendonte se mund të joshte këdo në klubin italian.

Nuk është aspak mister që emri i preferuar për të marrë postin e trajnerit është ai i Andoni Iraola, i cili arriti të bënte Bornmuthin një skuadër të madhe. Kuqezinjtë insistojnë për firmën me të, por ajo nuk po vjen, pasi në Spanjë raportojnë se ai ka dyshime të mëdha.

Pikërisht situata katastrofike që po kalon Milani, e cila do të detyrojë të niset gjithçka nga zero si në aspektin teknik, ashtu edhe organizativ, ka bërë që Iraola të mos jetë edhe aq i tunduar nga ideja për të marrë drejtimin e ekipit në këtë moment. Nga ana tjetër, ekziston edhe një ofertë e rëndësishme ekonomike për të.

Kristal Palas, skuadra e cila doli në vendin e 15 në kampionatin anglez, po bëhet gati t’i japë lamtumirën trajnerit aktual dhe sheh te Iraola zëvendësuesin perfekt.

Familja e spanjollit dëshiron të qëndorjë në Angli, te londinezët ka stabilitet dhe për më tepër i është premtuar një buxhet mbresëlënës për të bërë transferime në merkato.

Të gjitha këto po shtyjnë Iraolan t’i thotë “Jo faleminderit!” kuqezinjve dhe të fokusohet për vazhdimin e karrierës përsëri në Premier Ligë, duke treguar edhe një herë se pa ide të qarta, emri i Milanit nuk tërheq më si dikur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat