Zbulohet klauzola!

Futboll

Zbulohet klauzola!

Më: 29 maj 2026 Në ora: 16:33
Anthony Gordon

Detaje të tjera janë zbuluar nga transferimi (thuajse i kryer) i Anthony Gordon te Barcelona.

Newcastle ka kërkuar disa klauzola të veçanta në kontratën për shitjen e sulmuesit anglez në “Camp Nou”, sipas së cilave Newcastle mund të fitojë bonuse deri në 10 mln euro.

Së pari, klubi anglez do të përfitojë 1 mln euro për çdo sezon gjatë të cilit Gordon luan në 60% të ndeshjeve. Në 5 sezone kontratë, janë gjithsej 5 mln euro lehtësisht të arritshme.

Së dyti, Newcastle do të fitojë deri në 5 mln euro të tjera në varësi të trofeve që Barcelona do të fitojë gjatë 5 sezoneve të Gordon në “Camp Nou”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat