A mund të luajë Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës 2030, kur të jetë 45 vjeç?

Futboll

A mund të luajë Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës 2030, kur të jetë 45 vjeç?

Më: 29 maj 2026 Në ora: 16:47
Cristiano Ronaldo

A mund të luajë Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës 2030, kur të jetë 45 vjeç?

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, mendon se po.

Tekniku ka bërë një deklaratë befasuese për sulmuesin. Sipas tij, CR7 mund t’ia dalë edhe në turneun tjetër botëror.

“Askush nuk duhet ta dyshojë nëse Cristiano mund t’ia dalë të luajë edhe pas katër vitesh. E ka merituar rrugëtimin e karrierës dhe çdo sukses”.

“Do të na pëlqente shumë të ishim në gjendje t’ua përçonim modelin e Ronaldos të gjithë futbollistëve të rinj në Portugali, sepse ai është një model për t’u ndjekur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat