Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë, në prag të miqësores kundër Çekisë.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët punuan me përkushtim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme.
Ndeshje luhet nesër në orën 16.00 në Pragë.
Dardanët gati!