Leao: Dua të luaj në një kampionat tjetër

Futboll

Leao: Dua të luaj në një kampionat tjetër

Më: 31 maj 2026 Në ora: 15:55
Leaoi

Rafael Leao duket se po kalon javët e fundit te Milani. Klubi e ka nxjerrë në merkato, ndërsa vetë sulmuesi në një intervistë të fundit, ka lënë të nënkuptohet se do të largohet.

Duke folur për “Sport TV”, portugezi u shpreh se dëshiron të provojë një sfidë të re, në një tjetër kampionat.

“Mendoj se i kam dhënë Milanit gjithçka që munda.

Është një klub që më ndihmoi shumë të rritem, që më mbështeti në kohë të vështira.

Jam i lumtur që kam arritur të shkruaj emrin tim në historinë e klubit.

Dua të provoj një sfidë të re në një ligë të re.

Dhe nëse kjo do të ndodhte, do të isha shumë i lumtur dhe i kënaqur, sepse do të thoshte se e kam bërë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Leao.

Kohët e fundit, sulmuesi ka qenë në qendër të kritikave nga tifozët, për shkak të formës së dobët të treguar me Milanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat