Arsenali shfaqet në rrugët e Londrës duke festuar

Futboll

Arsenali shfaqet në rrugët e Londrës duke festuar

Më: 31 maj 2026 Në ora: 16:53
Arsenali

Arsenali shfaqet në rrugët e Londrës duke festuar titullin e Premier Ligës!

Arsenali humbi mbrëmë në finalen e Championsit përballë PSG-së, por sot po feston në rrugët e Londrës.

“Topçinjtë” harrojnë zhgënjimin në Budapest dhe festojnë triumfin në Premier Ligë pas 22 vitesh. 

Lojtarët parakaluan nëpër rrugët e Londrës me autobusë të posaçëm me çati të hapur, përpara një turme të madhe tifozësh, më shumë se 500,000 sipas BBC-së .

Fishekzjarrët kanë shpërthyer ndërsa lojtarët valëvitin flamujt. Pamje emocionuese për çdo tifoz të Arsenalit që ka pritur kaq shumë vite për këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat