Llapi mbetet në barazh

Futboll

Llapi mbetet në barazh

Nga: K.G. Më: 31 maj 2026 Në ora: 18:07
Llapi

Llapi të Podujevës nuk i mjaftoi fitorja me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt vendas, në takimin e javës së fundit (36-të) të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapi mbetet në barazh për të siguruar ekzistencën, ku më 6 qershor ndeshen me Dinamon e Ferizajt.

Drita është kampion i ri dhe siguroi pjesëmarrjen në garat kualifikuese në Champions League.

Ballkani, Malisheva, Dukagjini sigurojnë biletën në garat evropiane.

Rezultatet

Ferizaj – Llapi 2:3
Prishtina – Drenica 1:2
Malisheva - Drita 3:2
Dukagjini – Ballkani 1:0
Gjilani - Prishtina e Re 3:2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat