Enrique do tre përforcime

Futboll

Enrique do tre përforcime

Më: 31 maj 2026 Në ora: 23:37
Luis Enrique

PSG fitoi mbrëmë Champions League për herë të dytë rresht, pas fitotes 4-3 ndaj Arsenalit nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas suksesit në Ligue 1 dhe në Europë, PSG do të përqëndrohet tani te merkato.

Sipas L’Equipe, Luis Enrique ka kërkuar tre përforcime: një mbrojtës të majtë, një mbrojtës që mund të luajë si qendërmbrojtës ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, dhe një sulmues.

Pavarësisht se ka një ekip super të kompletuar, Luis Enrique kërkon që me këto përforcime të të rrisë thellësinë e skuadrës, veçanërisht në mbrojtje, e cila mund të jetë zona më e dobët e ekipit, veçanërisht kur titullarët nuk janë të disponueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat