9 ditë pas aksidentit, ndahet nga jeta ish-lojtari i Serie A

Futboll

9 ditë pas aksidentit, ndahet nga jeta ish-lojtari i Serie A

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 18:12
Marios Oikonomou

Bota e futbollit është në zi për vdekjen e Marios Oikonomou, ish-mbrojtësit grek me një karrierë të gjatë në ligat italiane me klubet Cagliari, Bologna, SPAL, Bari dhe Sampdoria.

Futbollisti ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare, nëntë ditë pas një aksidenti të rëndë automobilistik, në të cilin u përfshi teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij në qytetin e lindjes, Janinë.

Sipas raportimeve të para, motoçikleta e drejtuar nga Oikonomou u përplas me një automjet.

Mbrojtësi pësoi dëmtime të rënda në kokë si pasojë e përplasjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kritike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat