Granit Xhaka në Amerikë! Ja çfarë u dëgjua nga futbollistët

Futboll

Granit Xhaka në Amerikë! Ja çfarë u dëgjua nga futbollistët

Nga: K.Goca Më: 3 qershor 2026 Në ora: 11:44
Kapiteni Granit Xhaka

Rreth orës 04:30 sipas kohës zvicerane, yjet e kombëtares së Zvicrës mbërritën dhe u sistemuan në hotelin e ekipit në San Diego,

Kapiteni Granit Xhaka me shokë zbarkojnë në tokën amerikane, të gatshëm për Kampionatin Botëror. 

Udhëtimi i kombëtares zvicerane të martën nga aeroporti i Zurich-ut drejt San Diegos zgjati më shumë se 15 orë.

Në kampin e kombëtares u shprehën të kënaqur me trajtimin special në aeroportin e Los Anxhelosit, duke e cilësuar kontrollin amerikan të pasaportave si “më të shpejtin ndonjëherë”.

Rreth orës 04:30 sipas kohës zvicerane, delegacioni helvetik mbërriti para hotelit luksoz pesëyjor në San Diego, ku u prit nga një grup dhe punonjës të hotelit që duartrokisnin me flamuj dhe fanella zvicerane në duar.

Ndërkohë disa nga futbollistët habitën me deklaratë. 

“Uh, qenka goxha ftohtë”, u dëgjuan të thonë disa lojtarë gjatë zbritjes nga autobusi, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

 Në Kaliforninë verore kishin pritur temperatura më të larta, por moti i freskët prej rreth 15 gradësh duket se i befasoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat