Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë!

Futboll

Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë!

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 11:04
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbjen epokën “Maran”, duke u mposhtur nga Izraeli në miqësore.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-1.

Sigurisht që mediumi “SofaScore” si në çdo ndeshje, u ka vënë nota lojtarëve edhe për këtë sfidë. Më i miri te Kombëtarja shqiptare sipas medias në fjalë, është Kristjan Asllani me notën 7.6.

Ndërsa më tej vijnë, Alen Sherri me 7.2, Mario Mitaj me notën 7.1, ndërsa Andi Hadroj është vlerësuar me notën 7.

Pjesa tjetër e lojtarëve janë vlerësuar me më pak se nota 7. Më i dobëti, Anis Mehmeti me notën 6.2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat