Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Futboll

Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 13:06
Sylvinho, Rolando Maran dhe Giovanni De Biasi

Trajneri italian Rolando Maran debutoi me humbje te Kombëtarja kundër Izraelit, miqësore e mbajtur në mes të Tiranës, duke mos  lënë “gjurmë” që në fillim, e pasuar me humbjen 0 – 1.

Por nëse i referohemi të shkuarës, kjo disfatë është “ogur” pozitiv. Arsyeja?! Ish-trajneri Giovanni De Biasi, ishte një tjetër italian që debutoi me humbje te Kombëtarja më 29 shkurt të 2012, ku Shqipëria u mposht 1 – 2 në transfertë ndaj Gjeorgjisë.

Të njëjtin fati pati edhe Sylvinho. “Timonieri” brazilian e bëri “sefet” me humbje te kuqezinjtë jashtë karshi Polonisë, 0:1. 

Si De Biasi, ashtu edhe Sylvinho, janë të vetmit trajner që i kualifikuan kuqezinjtë në një kompeticion madhor (EURO 2016 dhe EURO 2024). Mbetet për t’u parë nëse debutimi me humbje për Maran do të ketë rrugëtim të ngjashëm, apo thjesht rastësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat