Vedat Muriqi në ‘llupën’ e gjigantit turk, ja sa miliona euro afrohen

Futboll

Vedat Muriqi në ‘llupën’ e gjigantit turk, ja sa miliona euro afrohen

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 19:23
Futbollisti Vedat Muriqi

Futbollisti Vedat Muriqi është një hap larg rikthimit te skuadra e Fenerbahches.

Sulmuesi pas një sezoni fantastik me Mallorcan, pritet të rikthehet te ish klubi i tij, gjashtë vite pas largimit.

Dy skuadrat janë në negociata të vazhdueshme për ”Piratin”.

Sipas gazetarit turk, Secan Hamzaoglu, çmimi që po diskutohet është 15 milionë euro, por skuadra e Fenerbahches po përpiqen ta ulin atë në rreth 12 milionë.

Skuadra e Mallorcas e ka bërë të qartë se nuk do ta lejoj ”diamantin” e tyre për pak para.

Vedat Muriqi e mbylli një seozn fantastik personal, duke shënuar 23 gola dhe ishte golashenuesi i dytë më i mirë në la Liga, pas Kylian Mbappees.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat