Kombëtarja e futbollit të Kroacisë ndeshjen e parë e zhvilloi revyale më 17 tetor të vitit 1990 në Maksimir të Zagrebit, ku mposhti SHBA-në me rezultat 2:1, falë golave të Aljosha Asanoviq dhe Ivan Cvjetkoviq.
“Ndeshja historike u zhvillua në kohën kur Kroacia ende ishte pjesë e ish Jugosllavisë, ndërsa përzgjedhësit Drazhan Jerkoviq iu përgjigj një grup lojtarësh që largoheshin nga klubet e tyre dhe rrezikonin karrierën vetëm për të luajtur nën flamurin kroat”, ka shkruar media kroate “24 sata”.
Kujtim Shala, legjenda e futbollit të Kosovës, është shqiptari i parë që veshin fanellën e kombëtares së Kroacisë.
“Në stadiumin Maksimir, para 30 mijë shikuesve, u paraqitën: Drazhen Ladiq, Zoran Vuliq, Darko Drazhiq, Drago Çelić, Vlado Kasallo, Sasha Pershon, Kujtim Shala, kapiteni Zlatko Kranjçar, Ivan Cvjetkoviç i njohur si “Tarzan”, Aljosha Asanoviq, Marko Mlinariç, Tonçi Gabriç, Gregor Zhidan dhe Mladen Mlladenoviq.
Në atë ndeshje debutoi edhe fanella historike e Kroacisë me dizajnin e famshëm me katrorë kuq e bardhë, e krijuar nga Miroslav Shutej”, ka shkruar sot media kroate.