FFM dënon Vardarin me 17 mijë euro, shkak Shkëndija

Futboll

FFM dënon Vardarin me 17 mijë euro, shkak Shkëndija

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2026 Në ora: 15:28
Stadiumi

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka bërë të ditur se kampioni i Maqedonisë së Veriut, Vardari, është dënuar me gjobë financiare për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Shkëndijës.

Komisioni Disiplinor pranë FFM-së, në mbledhjen e fundit, vendosi që Vardari të paguajë 17 mijë euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Vardari dënohet me 17.000 euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen e javës së 33-të kundër Shkëndijes”, njoftoi FFM.

Ky dënim është i butë për Vardarin, kur dihet se vazhdimisht provokojnë në përballje me Shkëndijen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat