Shqipëria U-19 njeh rivalet e raundit të parë të Euro 2027

Futboll

Shqipëria U-19 njeh rivalet e raundit të parë të Euro 2027

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 13:58
Grupi

Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza mësoi këtë të enjte emrat e skuadrave kundërshtare që do të ketë përballë në raundin e parë kualifikuese të Kampionatit Europian 2026-2027 për këtë grupmoshë.

Në shortin e hedhur mesditën e sotme në selinë e UEFA-s, vajzat kuqezi mësuan se do të kenë përballë Letoninë, Qipron dhe Moldavinë, teksa do të jenë pjesë e grupit B1 në Ligën B.

Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra do të garojë për t’u ngjitur në Ligën A për në raundin e dytë të Europianit U-19 për vajza.

Në ditët në vijim do të bëhet me dije edhe vendi organizator i këtij raundi, që do të vendoset me kompromis nga katër federatat anëtare si edhe datat e ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat