Alessandro Kacbufi është futbollisti më i ri i Egnatias.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Kastriotin, për t’u rikthyer tek skuadra rrogozhinase.
“Me shumë kënaqësi mirëpresim sërish në familjen e Egnatias Alessandro Kacbufin, një emër i njohur për klubin dhe tifozët tanë.
Mirë se u riktheve në shtëpi”, shkruan ndër të tjera klubi kampion.
Kacbufi ka qenë pjesë e Egnatias nga vitit 2021 deri në atë 2023. Ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Besës së Kavajës, Erzenit dhe Flamurtarit.